Arteta ia dedikoi fitoren e Arsenalit Zinchenkos

Futboll

Arteta ia dedikoi fitoren e Arsenalit Zinchenkos

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 13:30
Mikel Arteta e Oleksandr Zinchenko

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ia kushtoi fitoren e skuadrës së tij kundër Leicester Cityt të shtunën Oleksandr Zinchenkos.

Mbrojtësi i krahut ukrainas u emërua kapiten i ekipit për udhëtimin në Leicester si shenjë respekti në përvjetorin e pushtimit rus të vendit të tij.

26-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë të “Topçinjve” teksa siguruan një fitore 1-0 kundër “Dhelprave”.

“Ne donim të fitonim për të, për familjen dhe të dashurit e tij dhe të gjithë njerëzit në Ukrainë që kanë frymëzuar botën me këtë shpirt luftarak që kanë treguar për më shumë se një vit tani”, u tha Arteta gazetarëve.

Zinchenko ka qenë një lojtar kyç për ekipin e Londrës veriore që kur u bashkua nga Manchester City vitin e kaluar.

Ai ka bërë 17 paraqitje në Premierligë për të ndihmuar “Topçinjtë” të shkojnë në krye të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat