​Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Futboll

​Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Do të nis sot xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës me dy ndeshje mjaftë interesante.

Skuadra e fundit në tabelë, Ferizaj do të ballafaqohet në shtëpi me skuadrën pretendente për titull të kampionit Dritën, me fillim nga ora 13:00.

Në prag të kësaj ndeshje, Drita ka 44 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Ballkani si lider, ndërsa Ferizaj e mbyll renditjen tabelare të Superligës me vetëm 18 pikë pas 21 ndeshjeve.

Po ashtu nga ora 13:00 do të zhvillohet një tjetër sfidë shumë interesante pasi do të ballafaqohen dy skuadrat që po luftojnë direkt për mbijetesë, Malisheva dhe Drenica, ndeshje që zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malisheva.

Këto dy ekipe mbajnë pozitat tetë dhe nëntë dhe kanë vetëm një pikë diferencë. Malisheva ka 21 pikë, kurse Drenica 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat