Barcelona gjithnjë e më shumë ka besim në rikthimin e Lionel Messit

Futboll

Barcelona gjithnjë e më shumë ka besim në rikthimin e Lionel Messit

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 22:15
Lionel Messi

Barcelona thuhet se është optimiste se mund të bindë Lionel Messin të kthehet në Camp Nou gjatë verës.

Kontrata e 35-vjeçarit do të skadojë në fund të këtij sezonidhe mbetet e pasigurt nëse sulmuesi do të vijojë aventurn për një vit të tretë në Parc des Princes.

Sipas 90min, presidenti Joan Laporta mendon se është e mundur që Messi të rikthehet.

Laporta thuhet se së fundmi është takuar me babanë e Messit, Jorge.

Trajneri Xavi, ish-shoku i skuadrës së Messit, ka komentuar së fundmi situatën, duke pranuar se nuk do ta refuzonte mundësinë për të pasur në skuadrën e tij fituesin e Kupës së Botës.

Duke folur me gazetarët në fillim të kësaj jave, Xavi tha: “Për Messin, kjo është shtëpia e tij, ai i ka dyert e hapura.

Ai është një mik dhe ne jemi në kontakt të përhershëm.

Rikthimi i tij varet nga ai”.

Gjatë qëndrimit të tij të parë me Barcelonën, Messi shënoi 672 gola dhe dha 303 asistime gjatë një periudhe 17-vjeçare në ekipin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat