Zinchenko i “nxjerr punë” Arsenalit

Futboll

Zinchenko i “nxjerr punë” Arsenalit

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 11:54
Oleksandr Zinchenko

Oleksandr Zinchenko është bërë “padron” i krahut të majtë tek Arsenali dhe kjo ka bërë që të ngrihen disa pikëpyetje për lojtarët e tjerë të kësaj linje.

Fabrizio Romano ka raportuar së fundmi se Kieran Tierney do të mendohet mirë për të ardhmen e tij te “Topçinjtë” gjatë verës.

Këtë sezon skocezi ka luajtur vetëm 4 ndeshje si titullar në kampionat dhe nuk është i kënaqur.

Nga ana tjetër tek Arsenali duhet të peshojnë edhe të ardhmen e Nuno Tavares, i cili për momentin është i huazuar në Francë te Marseille. 23-vjeçari madje ka spikatur, duke shënuar edhe 6 gola këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat