Fqinjët e Neymarit ankohen sërish

Futboll

Fqinjët e Neymarit ankohen sërish

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:18
Neymar

Fqinjët e Neymarit ankohen sërish për festat e zhurmshme të futbollistit!

Futbollisti brazilian Neymar po kalon momente jo të mira në fushë dhe jashtë saj. Së fundmi ‘L´Équipe’ ka bërë një raport teksa ka mbledhur disa dëshmi nga fqinjët e tij.

“Ky person nuk ka as respektin më të vogël. Fakti që ai është Nejmar, nuk është justifikim. Disa nga festat e tij zgjasin 48 orë.”

Kryebashkiaku i Bougival, Luc Watelle, në një prononcim për ‘Le Parisien’, është shprehur se nuk mund të bëjë asgjë përballë festave të zhurmshme dhe të shpeshta të sulmuesit brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat