Trigueros humb toruan

Futboll

Trigueros humb toruan

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 19:24
Nuk kishte dyshime për arbitrin, që i tregoi menjëherë kartonin e kuq

Trigueros humb toruan.

Mesfushori 31-vjeçar i Villarealit i ka dhënë një grusht të pastër mesfushorit të Mallorcës, Daniel Rodriguez.

Gjithçka ndodhi në minutën e 21-të të ndeshjes, me Trigueros, që pasi pasoi topin, u kthye për t’i dhënë një grusht kundërshtarit.

Nuk kishte dyshime për arbitrin, që i tregoi menjëherë kartonin e kuq mesfushorit.

Villareali mbeti kështu me 10 futbollistë, duke komplikuar ndeshjen.

Kujtojmë që vetëm një minutë para grushtit të Trigueros, Muriqi asistoi për Kadewere, i cili shënoi golin e avantazhit për Mallorcën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat