Manchester City e mposht Arsenalin e Xhakës, merr kreun në Premier League 

Futboll

Manchester City e mposht Arsenalin e Xhakës, merr kreun në Premier League 

Nga: K. Goca Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 22:28
Pamje nga ndeshja

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Arsenalin, në derbin e madh që u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër.

Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së 12-të por Arsenali nuk ia doli ndaj Cityt që ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm me lojtarin Erling Haalnd.

Derbi i madh anglez solli drithërima deri në minutën e fundit.

Të dy skuadrat që kërkojnë titullin e kampionit, treguan lojë të hapur dhe të mirë.

Në minutën e 24-të, Tomiyasu gabon rëndë në momentin që kthen topin tek portieri, De Bruyne përfiton dhe e dërgon topin në rrjetë,

Në minutën e 43-të, Arsenali ka barazuar rezultatin me golin e Sakës nga  penalltia.

Manchester City pas disa rasteve, ka realizuar golin e epërsisë në minutën e 72-të, duke iu falënderuar futbollistit Jack Grealish. 

Futbollisti Erling Haaland i dha goditje përfundimtare Arsenalit, duke shënuar për fitoren 1:3.

Futbollisti nga Kosova, Franit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, ka treguar angazhim të madh në fanellën e “Topçinjve”.

Xhaka u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 83-të.

Manchester City kryeson me 51 pikë por ka një ndeshje më shumë se Arsenali që zë vendin e dytë po me aq pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat