Krijohet rregulli që do të ndryshojë gjithçka

Futboll

Krijohet rregulli që do të ndryshojë gjithçka

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 16:44
Krijohet rregulli që do të ndryshojë gjithçka

Federata braziliane e Futbollist ka njoftuar se do të ndëshkojë klubet e përfshira në çdo incident racizmi me një penalizim me heqje pikësh në klasifikim..

Vendimi u mor nga CBF dhe u njoftua edhe zyrtarisht përmes një komunikate të gjatë për shtyp që u shfaq në faqen zyrtare të federatës braziliane.

Ky rregull futet për herë të parë në futboll. Pikërisht në Brazil, në fillim të sezonit e njëjta risi ishte futur edhe në volejboll, dhe në atë rast ishte hera e parë absolute.

“Lufta kundër racizmit duhet përshpejtuar.

Masat janë diskutuar prej një shekulli dhe nuk i kemi vënë kurrë në praktikë”, tha presidenti i Federatës së Futbollit, Ednaldo Rodrigues.

Krahas sanksionit sportiv, “çdo akt racizmi apo diskriminimi” do t’i njoftohet Prokurorisë Publike dhe Policisë Civile “në mënyrë që gjykimi të mos përfundojë vetëm në arenën sportive dhe shkelësit të ndëshkohen sipas ligjit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat