Tragjedi për lojtarin e Nantes

Futboll

Tragjedi për lojtarin e Nantes

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:56
Ignatius Ganago

Futbollisti i Nantes, Ignatius Ganago, ka marrë një lajm tronditës para ndeshjes ndaj Juventusit.

Ai ka humbur vajza 5-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të papritur.

Sipas raportimeve nga Franca, sulmuesi kamerunas është në gjendje shumë të rënduar pas kësaj ngjarjeje tronditëse.

Ganago raportohet se ka fluturuar me urgjencë drejt Kamerunit pasi mori lajmin për ndarjen nga jeta të bijës së tij.

Nantes i dha menjëherë dritën jeshile futbollistit për të ikur shtëpi pas lajmit për vdekjen e vajzës së tij, pak ditë para ndeshjes së Europa League ndaj Juventusit, pasi në këtë situatë futbolli kalon në plan të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat