Një akt shumë i guximshëm

Futboll

Një akt shumë i guximshëm

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:08
Jorge Valdano

Lajmërimi i Jakub Jankto, i cili zbuloi se është homoseksual bëri shumë bujë. Ish-lojtari gjithashtu i Sampdoria-s ka dalë hapur dhe në fakt është një nga lojtarët e parë që ekspozohet.

Jorge Valdano foli gjithashtu për këtë temë në El Tercer Tiempo në Movistar.

Komenti i legjendës së Argjentinës dhe Real Madrid, tani drejtues sportiv, është pozitiv ndaj sportistit dhe guximit të tij në këtë zbulim, por në të njëjtën kohë shumë negativ për botën e futbollit, veçanërisht për atë të meshkujve, ende shumë prapa në këto çështje.

“I heq kapelën këtyre fjalëve dhe më vjen turp për futbollin”, tha Valdano për rastin Jankto.

“Më vjen turp që ky është një nga rastet e para, në vitin 2023. Është turp çdo ditë. Ky është një akt guximi”.

Fjalët e drejtuesit bëjnë një krahasim edhe me futbollin e femrave:

“Gratë, në këtë kuptim, na kanë dhënë një mësim të vërtetë.

Ato i janë qasur futbollit në një mënyrë shumë më të lirë nga paragjykimet se ne meshkujt dhe e kanë bërë atë çdo ditë më të lirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat