Taulant Dajaku jep dorëheqjen si drejtor

Futboll

Taulant Dajaku jep dorëheqjen si drejtor

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 12:22
Dajaku

Taulant Dajaku jep dorëheqjen si drejtor i Drenicës së Skenderajt, anëtar i elitës së futbollit të Kosovës. 

“Referimi ka qenë tendencioz, shihet edhe penalltia e paqenë në ndeshjen Drenica-Llapi (0-1), kurse gjyqtari, pa konsultimin e VAR-it, vendos për penallti, prej të cilës pësuam humbje.

Drenica ka dërguar ankesë për dy shkelje Administrative që kanë ndodhur në protokollin e ndeshjes dhe shkeljet që janë penalizuese për klubin e Llapit, andaj klubi që drejtohet nga Tahir Batatina  besoj se do të hetohet, për shkak se i ndalohet të ketë më shumë se 6 lojtarë me nacionalitet të huaj, kurse Llapi ka 7. Ndeshja duhet të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 për Drenicën.”

Regjistrimi i brazilianit Fernando Augusto Rodrigues de Araujo nga skuadra e Llapit, që njëkohësisht është i regjistruar te skuadra braziliane Uberaba-MG, paraqet shkelje të rregullave dhe unë besoj se vendimi do të merret shumë shpejt nga organet kompetente të FFK-së.

Besoj se fakti se po konstatojmë këto shkelje dhe padrejtësi do të ndihmojë në qartësimin e vendimeve që po ndodhim dhe jam i sigurt se, kush e shikon e beson, opinionet e mia janë të pavarura dhe mendoj se e kanë penalizuar Drenicën dhe e kanë gjykuar me standarde të dyfishta.

Është një produksion i shëmtuar, caktojnë se kush duhet të fitojë ndeshjet dhe ndoshta dorëheqja ime shpresoj do ta mundësojë Drenicën të mos jetë në kulm të vendimeve negative, ajo është në një pozitë shumë të mirë në këto momente, klubi ka një skuadër me 30 lojtarë, por me buxhet të përgjysmuar krahasuar me 2-3 vitet e fundit.

Aty janë 12 lojtarë nën moshën 20 vjeçare dhe në të ardhmen do të jenë të rëndësishëm.

Andaj, e vetmja gjë që mund të bëja për Drenicën është të jepja dorëheqje pas ndeshjes me Llapin.

Bordi drejtues ka pranuar dorëheqjen time dhe unë do të vazhdoj me një projekt tjetër, i cili do të jetë kombëtar, dhe besoj që në fillimin e marsit do ta prezantojmë", tha Dajaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat