Giroud nuk e ka ndërmend të pensionohet nga Kombëtarja e Francës

Futboll

Giroud nuk e ka ndërmend të pensionohet nga Kombëtarja e Francës

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 08:51
Olivier Giroud

Olivier Giroud ka treguar se nuk ka ndërmend ende që të pensionohet nga Kombëtarja e Francës.

Ai gjithashtu ka thënë se është ende i gatshëm për të pranuar ftesë për ndeshjet e ardhshme të “Gjelave”.

Giroud u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Francës në Kupën e Botës “Katar 2022”, atje ku shënoi katër gola.

Sulmuesi i Milanit e çoi numrin e golave në 53, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori.

“Jo, nuk ka mbaruar. Shpresoj që të ketë më shumë emocione. Nuk jam gati t’i vari këpucët dhe të heq këtë fanellë të Francës që më është afër zemrës”, tha 36-vjeçari për “France 2”.

“Jam i motivuar për të vazhduar dhe kam aftësinë për të, po ndihem mirë. Për momentin jam ende në dispozicion për përzgjedhje dhe jam një lojtar i kombëtares franceze”, shtoi ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelseat.

Olivier Giroud numëron 120 paraqitje me Francën. Krahas 53 golave, ai ka kontribuar edhe me 14 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat