Shqiptari në qendër të vëmendjes në Kroaci, kjo është arsyeja

Futboll

Shqiptari në qendër të vëmendjes në Kroaci, kjo është arsyeja

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 20:36
Kur Agon Elezi ndëshkohet me karton të kuq

Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi, është në qendër të vëmendjes në Kroaci, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Ai me skuadrën e tij, Varazhdinin, pësuan humbje me rezultat 4:1 nga Hajduku i Splitit, në takimin e javës së 21-të.

Elezi u përjashtua në minutën e 56-të të ndeshjes për shkak të një startit të ashpër ndaj Lovrençiqit. 

Deri në atë moment Varazhdini ishte duke luajtur baras (1:1), por në 13 minutat e fundit, lojtarët e Hajdukut shfrytëzuan një lojtar më shumë për të shënuar tre gola për një fitore bindëse 1:4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat