Munishi për golin e Dukagjinit: Janë shkelë rregullat e futbollit!

Futboll

Munishi për golin e Dukagjinit: Janë shkelë rregullat e futbollit!

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 16:26
Munishi

Me rezultatin 1:0 u mbyll takimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës, i vlefshëm për javën e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Klinasit arritën një fitore tejet të rëndësishme përball prishtinasve, por goli i shënuar ka nxitur polemika të mëdha.

Gjyqtari Mentor Ajeti e ndali lojën te goditja nga këndi për Dukagjinin, por pasi e bëri këtë, vendasit kaluan në epërsi nga devijimi që i bëri Mërgim Pefqeli.

Pas konsultimit me VAR-in, Ajeti e pranoi golin, edhe pse e kishte ndalur lojën paraprakisht.

Kjo ngjalli tensione në taborin e mysafirëve, të cilët nuk u pajtuan me këtë vendim.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi tha se me pranimin e atij goli janë shkelur rregullat e futbollit.

“Këtu janë shkelë rregullat e futbollit dhe do të shohim çfarë do të pasojë, por ai gol është fantazmë, domëthënë nuk ekziston”, tha ai pas ndeshjes.

Kjo fitore e ngrit Dukagjinin në kuotën e 25 pikëve në vendin e pestë në tabelë, kurse Prishtina gjendet e katërta me dy pikë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat