Llapi me pikë të plota nga Lipjani

Futboll

Llapi me pikë të plota nga Lipjani

Nga: K. G. Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 14:58
Rivera shënon nga penalltia

Llapi i Podujevës e fillon për mrekulli pjesën e dytë të kampionatit, duke importuar tre pikë nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Llapjanët, fitues i Kupës së Kosovës, i shkaktuan humbje me rezultat 1:0 Drenicës së Skenderaj.

Epilogu u përcaktua në minutën e 13-të, kur Rivera nga penalltia u tregua i saktë.

Llapi renditet në vend të pestë me 23 pikë dhe Drenica është e shtata me 20 sosh pas 19 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat