Zbulohen tre lojtarët e nominuar për golin e vitit

Futboll

Zbulohen tre lojtarët e nominuar për golin e vitit

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 14:05
Zbulohen tre lojtarët e nominuar për golin e vitit

Richarlison, Dimtri Payet dhe Marcin Oleksy janë tre kandidatët e “FIFA Puskas Award”, për golin më të bukur të vitit 2022.

Braziliani është kandidat për golin më të bukur me kombëtaren e tij kundër Serbisë në Botërorin e Katarit.

Në rast të fitores, do të ishte hera e tretë radhazi që një lojtar i Tottenhamit, pas Erik Lamelas dhe Son Heung-Min.

Payet është në garë për një goditje të jashtëzakonshme nga 25 metra në ndeshjen Marseille – PAOK në Conference League.

Në fund, Marcin Oleksy, lojtar polak me aftësi të kufizuara, i cili luan me një këmbë të amputuar, ia doli ta shënonte një gol të shkëlqyer në futbollin mes lojtarëve me këmbë të amputuara..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat