Shqiptari i Kosovës bëhet çështje te Torino, shkak sherri me trajnerin Juriç?

Futboll

Shqiptari i Kosovës bëhet çështje te Torino, shkak sherri me trajnerin Juriç?

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 20:02
Berisha

Afati kalimtar është mbyllur dhe portieri nga Kosova, Etrit Berisha, është shndërruar në një çështje te Torino.

Sipas mediave pranë klubit “granata”, portieri kuqezi ka debatuar ashpër me trajnerin Juriç dhe prej javësh është lënë jashtë grupit.

Shkak është bërë mungesa e aktivizimit, pasi portieri shqiptar nuk ka luajtur as në Kupën e Italisë, kompeticion i rezervuar kryesisht për portierët e dytë.

Pas krisjes, Berisha është lënë jashtë grupit, ndërsa drejtuesit provuan t’i gjejnë një tjetër sistemim në janar, por nuk ia dolën.

Shkak u bë paga e lartë e Berishës, që përfiton rreth 800 mijë euro në sezon, shifër që në janar nuk e ofroi asnjë klub tjetër, ndaj palët janë të detyruara të bashkëjetojnë deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat