Newcastle përforcon sulmin

Futboll

Newcastle përforcon sulmin

Më: 29 janar 2023 Në ora: 20:05
Anthony Gordon

Pas një insistimi të madh dhe shumë bisedimeve, Newcastle ia ka dalë të sigurojnë shërbimet e Anthony Gordon, një lojtar që klubi anglez e ndiqte prej kohësh.

“Qymyrxhinjtë” arritën akordin me Evertonin për shumën e 50 milionë euro në lidhje me shërbimet e 21-vjeçarit të Anglisë U21 (7 ndeshje dhe 4 gola).

Sulmuesi i majtë ka firmosur një kontratë afatgjatë me Newcastle. Pas firmës ai u shpreh:

“Që kur dëgjova për interesimin e Newcastle, unë isha i bindur që ky është klubi i duhur për mua”.

Rreth kësaj blerjeje foli edhe trajneri Eddie Howe: “Jam i lumtur që nënshkruam me Gordon, ai është një talent i madh. Jam shumë i emocionuar që do të punoj me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat