Kimpembe i revoltuar: Është një vendim i gabuar

Futboll

Kimpembe i revoltuar: Është një vendim i gabuar

Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:47
Kimpembe

Në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Pays de Cassel, Mbappe hyri në fushë me shiritin e kapitenit në mungesë të Marquinhos dhe trajneri i PSG-së, Christophe Galtier shpjegoi se Mbappe “e meritoi statusin e zëvendëskapitenit duke qëndruar në PSG”.

Mirëpo, mbrojtësi i “parizienëve”, Presnel Kimpembe nuk është dakord me “emërimin” e Mbappe si zv/kapiten i PSG.

“Gjatë orëve të fundit kam dëgjuar dhe lexuar shumë për veten time. Prandaj, dua të jem i qartë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të informacionit të rremë për veten time. Unë nuk jam informuar për këtë vendim, ky është krejtësisht i gabuar…

Megjithatë, unë gjithmonë do të respektoj vendimet e klubit”,- ka shkruar Kimpembe në rrjetet sociale.

Kimpembe ishte kapiten në ndeshjet kundër Brest më 10 shtator dhe kundër Troyes më 29 tetor, tani mbrojtësi po rikuperohet nga një dëmtim i tendinit të Akilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat