Nazmi Gripshi shënon ndaj skuadrës ukrainase

Futboll

Nazmi Gripshi shënon ndaj skuadrës ukrainase

Më: 25 janar 2023 Në ora: 13:48
Nazmi Gripshi shënon 

Me kampionatin që ende nuk ka rinisur, skuadrat në Kosovë janë duke zhvilluar ndeshje miqësore në mënyrë që lojtarët të ruajnë formën atletike për momentin kur do të startojë sërish gara.

Kështu, Ballkani zbriti në fushë të martën për një test ndaj Oleksandriya, sfidë që të besuarit e trajnerit Ilir Daja e fituan me shifrat 5:2.

Mirëpo, përtej rezultatit që në të tilla sfida është dytësor, ajo që bëri më shumë bujë ishte goli spektakolar i Nazmi Gripshit në minutën e 18-të të pjesës së parë.

Sulmuesi realizoi një kryevepër të vërtetë duke realizuar me roveshatë ndërsa e dërgoi topin aty ku portieri kundërshtar e pati të pamundur për të mbërritur.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut vuajti një dëmtim në pjesën e parë të sezonit, mirëpo tashmë duket më i karikuar se kurrë për të dhënë kontributin e tij te Ballkani që synon të konfirmohet kampion në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat