Ish-lojtari i bardhezinjve: Është një turp, pse nuk i hoqën 30 pikë?

Futboll

Ish-lojtari i bardhezinjve: Është një turp, pse nuk i hoqën 30 pikë?

Më: 22 janar 2023 Në ora: 14:58
Alessandro Tacchinard

Prej dy ditëve në Itali, tema kryesore është penalizimi me minus 15 pikë i Juventus në renditjen aktuale të Serisë A, si pasojë e falsifikimit të bilancit financiar nga ana e bardhezinjve.

Kjo temë e nxehtë, prodhon edhe shumë debat teksa janë disa personazhe të cilët këmbëngulin këtë lëvizje në bilancin financiar e bëjnë edhe klube të tjera në Itali, por dënimin e pëson vetëm Juventus.

Është ish-futbollisti i torinezëve, Alessandro Tacchinardi ai që së fundmi shprehet se vendimi për t’i ulur pikë Juventusit, ishte i turpshëm.

“Për mua ai penalizim për Juventusin është një turp.

Mënyra dhe koha kur erdhi është tërësisht e gabuar, mendoj se askush nuk di të shpjegojë pse u vendos që të zbriteshin 15 pikë.

Në fillim u përfol për një penalizim prej 9 pikësh aq sa edhe kërkoi Prokuroria, tani u vendos 15.

Po mirë, nëse akuzat janë kaq të rënda, pse nuk iu hoqën 30 pikë?

Diçka tjetër që nuk më pëlqen nga e gjithë kjo çështje, është tema e plusvalencave sepse për të bërë një shkelje në këtë drejtim, duhen dy klube. Nuk bëhet dot në vetëm një drejtim, ku janë dënimet për shoqëritë e tjera? Unë pres një shpjegim në lidhje me këtë temë”, u shpreh Tacchinardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat