Bitri: Asnjë ekip nuk na ka dominuar

Futboll

Bitri: Asnjë ekip nuk na ka dominuar

Më: 21 janar 2023 Në ora: 15:51
Bitri

Kapiteni i Partizani Eneo Bitri foli pas barazimit që morën me Kastriotin.

Ai u shpreh se kjo ndodhi për shkak të gabimeve të tyre pasi kundërshtarët nuk i dominuan aspak.

“Me thënë drejtën ndjej keqardhje për barazimin e sotëm pasi isha përgatitur që të fitonim, na ndodh shpesh që hamë gola të papritur, por shpresoj që me përforcimet që do bëjnë të jenë të gatshëm për titull kampion.

I jam falënderues Partizanit për gjithë mundësinë e dhënë, nesër kryej vizitat mjekësorë në Ceki dhe shpresoj të shkoj sa më mirë.

 Ky Partizan ka mundësi të bëjë shumë më mirëm, se ka grup të mrekullueshëm, por janë ca gjëra që i nënvlerësojmë, hamë gola vetëm për fajin tonë për gabime individuale, është e vështirë kjo situatë. Kur na duhen 3 pikë nuk arrijmë ti marrim, nuk arrij ta kuptoj këtë gjë.

Nervozizmi nuk na ndikon, kemi thjesht ego për të fituar. Dhomat e zhveshjes të Partizanit janë super mirë, në humbim dhe lëmë pikë për shkak të gabimeve tona. Nuk na ndodh që të na dominojë ekip tjetër.

Unë i pari bëj gabim, në rrogozhinë e pastaj me radhë. Sna ka dominuar asnjë ekip. Nuk rikthehem në asnjë ekip në Shqipëri përvec se me Partizanin”, u shpreh Bitri në një prononcim për Oversport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat