Mbappe dhe Hakimi kthehen në stërvitje

Futboll

Mbappe dhe Hakimi kthehen në stërvitje

Më: 12 janar 2023 Në ora: 18:11
Mbappe dhe Hakimi

Kylian Mbappe dhe Achraf Hakimi janë rikthyer në Paris Saint-Germain pas pushimit të zgjatur shkaku i Botërorit

Faqja zyrtare e PSG-së në Twitter ka postuar në video të kësaj dyshe duke vrapuar në fushë para se ata t’i bashkohen shokëve të skuadrës të enjten.

Derisa dy futbollistët u paraqitën në dy ndeshjet e para të Ligue 1 pas Botërorit, menaxheri Christophe Galtier ju dha atyre pushim. Dyshja ishin bashkë shumicën e kohës, madje u panë duke pushuar në New York për një javë.

Me rikthimin e Hakimit dhe Mbappes, Galtier tani ka skuadrën e plotë në dispozicion. Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi do të startojnë së bashku për herë të parë që pas Katari 2022 kur PSG do të luajë kundër Rennes këtë vikend.

Kapiteni i Argjentinës është pritur mirë në klub derisa luajti dhe shënoi në fitoren e skuadrës së tij kundër Angers të mërkurën, ku PSG fitoi me rezultat 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat