Pulisic jashtë fushave për afër dy muaj

Futboll

Pulisic jashtë fushave për afër dy muaj

Më: 11 janar 2023 Në ora: 16:57
Pulisic jashtë fushave për afër dy muaj

Graham Potter ka konfirmuar që Christian Pulisic do të jetë jashtë për “afër dy muaj”, Raheem Sterling që po ashtu pritet të jetë jashtë fushave për një afat të pacaktuar

Pulisic luajti vetëm 22 minuta në humbjen 1-0 nga City në Premier Ligë në Stamford Bridge javën e kaluar derisa pësoi një lëndim në gju. Raheem Sterling u largua po ashtu për shkak të një lëndimi, me dyshen që ju bashkohet futbollistëve të lënduar si: Wesley Fofana, Reece James dhe Armando Broja në tavolinën e tretmanit. Pas disa ditëve analizave, Potter tani ka konfirmuar që dy sulmuesit do të jenë jashtë fushave, kurse ai do të mund të llogarit tërësisht vetëm në Pierre-Emerick Aubameyang.

“Pierre është mirë dhe do të jetë në skuadër. Christian Pulisic mendojmë se do të jetë jashtë dy muaj. Raheem më pak, shpresojmë, shumë më pak se ky”, tha trajneri i Chelsea për gazetarët.

I pyetur nëse ai është duke ndjerë presionin e formës së tmerrshme të Chelseat prej pas përfundimit të Botërorit, me vetëm një ndeshje të fituar nga katër të tilla, Potter siguroi që ai është në kontakt të vazhdueshëm me pronarët dhe ndjen që ka mbështetjen e plotë të tyre.

“Kam biseda të vazhdueshme me të gjithë pronarët dhe ata janë shumë mbështetës. Ne flasim dy apo tri herë në javë, mund ta konfirmoj. Futbollistët që nuk janë gati e kanë prishur pasqyrën reale tonën. Nuk mendoj se ne jemi aq larg sa kjo po shihet nga jashtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat