Talenti spanjoll nuk e bind më Xavin

Futboll

Talenti spanjoll nuk e bind më Xavin

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:38
Talenti spanjoll nuk e bind më Xavin

Ansu Fati ka qenë një nga të pakënaqurit e Barçës në suksesin 0-1 në Madrid përballë Atletikos.

Xavi i ka besuar një vend titullari, por pas afro një ore lojë e ka zëvendësuar sulmuesin, paraqitja e të cilit ka qenë larg pritshmërive.

Kaq ka mjaftuar që mediat spanjolle të ngrenë alarmin se Fati ka nisur të shfaqë pakënaqësi. Sipas “El Chiringuito”, Ansu Fati ka nisur të bluajë në mendje një largim të mundshëm në fund të sezonit.

Nga ana tjetër, vetë klubi është i pakënaqur me rendimentin e Ferran Torresit e Rafinjës dhe gjithnjë sipas të njëjtit emision, në rast se dy lojtarët nuk do të ndryshojnë ritmin e tyre, Barcelona do të tregohet e gatshme të dëgjojë oferta për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat