Motra ime u torturua dhe u ngacmua, aktivistja i drejtohet Ronaldos 

Futboll

Motra ime u torturua dhe u ngacmua, aktivistja i drejtohet Ronaldos 

Më: 10 janar 2023 Në ora: 19:05
Ronaldo

Lina Al-Khatloul, një zëdhënëse e organizatës për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje Cristiano Ronaldos të mbrojtë të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite.

“Ai duhet ta përdorë zërin e tij për mirë. Ai mund të përdorë platformën e tij. Thirrje për lirimin e të burgosurve, dhe për t’i dhënë fund ekzekutimit të të miturve.

Motra ime u torturua, kishin mjete për ta tronditur, e rrahën,  e ngacmuan seksualisht, e privuan nga gjumi. Më pas ajo u dënua me pesë vjet e tetë muaj. E gjitha sepse ajo bëri fushatë për atë që të gjithë në Perëndim mendojnë se është normale.

Ata kanë ende ekzekutime masive. Tani regjimi është çmendur ka ekzekutime, tortura, zhdukje”, tha Lina Al-Khatloul, një zëdhënëse e organizatës për të drejtat e njeriut.

Kujtojmë se sulmuesi portugez u transferua te Al-Nasr, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat