Ballkani falënderon Ermal Krasniqin pas kalimit te Cluj

Futboll

Ballkani falënderon Ermal Krasniqin pas kalimit te Cluj

Më: 10 janar 2023 Në ora: 15:48
Ballkani falënderon Ermal Krasniqin pas kalimit te Cluj

Ballkani ka falënderuar, në të njëjtën kohë ka konfirmuar edhe kalimin te Ermal Krasniqit te Cluj.

Klubi rumun konfirmoi pak orë më parë transferimin e mesfushorit ofanziv, në një marrëveshje që Telegrafi nga burimet e saj ka mësuar se është realizuar për 300 mijë euro dhe 15 për qind të kartonit.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës e falënderoi Krasniqin për kontributin në klub.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit:

Faleminderit për kontributin kampioni ynë, Ermal Krasniqi

Sot u kompletua transferimi i tashmë ish-lojtarit tonë, Krasniqit në klubin Rumun CFR Cluj.

Krasniqi ishte pjesë e jona që nga viti 2019 duke mbajtur barrën e ekipes së bashku me shumë lojtar të ekipës dhe në sezonin 2021/2022 ishte poashtu njëri prej shumë lojtarëve të klubit që e arritëm suksesin e titullit  kampion i Superligës së Kosovës, ai vazhdoi duke shkruar histori në futbollin Kosovar me pjesëmarrjen në garat evropiane dhe së fundmi e veshi edhe fanellën e kombëtarës së Kosovës.

Emri i tij do të mbetet gjithmonë i skalitur në klubin tonë.

𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶 të dëshiron shumë shëndet dhe suksese në karrierë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat