FSHF ndan stemat e FIFA-s për vitin 2023

Futboll

FSHF ndan stemat e FIFA-s për vitin 2023

Më: 8 janar 2023 Në ora: 18:58
FSHF ndan stemat e FIFA-s për vitin 2023

Pas përfundimit të seminareve teorike e fizike me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit ‘Abissnet Superiore’, kjo e diel shënjoi edhe ditën e veçantë për gjyqtarët shqiptarë. Të pranishëm në këtë ceremoni të përvitshme ishin veç arbitrave e asistentëve edhe Presidenti i BASHF-së, Tahir Kastrati, si edhe instruktori i UEFA-s, Costa Kapitanis.

Presidenti i BASHF-it, Tahir Kastrati, si edhe shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, përshëndetën punën e gjyqtarëve, duke i uruar suksese në vijim, si edhe i këshilluan të jenë të drejtë dhe profesionalë në fushën e lojës.

Tre emra të rinj nga arbitrimi shqiptar pajisen me stemën e FIFA-s. Edhe pse Enea Jorgji e Juxhin Xhaja janë të pajisur prej vitesh tashmë me stemën e FIFA-s si arbitra kryesorë, duke gjykuar edhe ndeshje të rëndësishme në Europë, ata janë pajisur tashmë edhe me stemën e FIFA-s, si Video Match Official (VAR). Këtyre dy emrave të rëndësishëm të arbitrimit shqiptar i shtohet edhe emri i arbitrit Kreshnik Bajramaj, i cili gjithashtu është pajisur me stemën e FIFA-s si VAR.

Gjithashtu, Sektori i Arbitrimit në FSHF, bazuar edhe në performancën e arbitrave shqiptarë gjatë këtij sezoni futbollistik, si edhe për t’i motivuar ata të vijojnë të punojnë me të njëjtin përkushtim ka ndarë dy çmime për arbitrin dhe asistentin e perspektivës për sezonin futbollistik 2021-2022. Florian Lata u përzgjodh si arbitër i perspektivës, ndërsa Xhulio Mani u vlerësua si asistent i perspektivës.

Gjyqtarët kryesorë shqiptarë me stemën e FIFA-s për vitin 2023 janë: Enea Jorgji, Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti, për femra: Emanuela Rusta dhe Mirela Çemeri.

Ndërsa asistentët shqiptarë me stemën e FIFA-s për vitin 2023, janë: Denis Rexha, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ilir Tartaraj, për femra: Koleta Prenga, Erinda Kume, Mirjeta Salla, Edjena Kapxhiu.

Video Match Official (VAR) të FIFA-s: Enea Jorgji, Juxhin Xhaja, Kreshnik Bajramaj

Gjyqtar i Futsallit: Arlind Subashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat