I pret një autobus me femra nëse ndalin Interin

Futboll

I pret një autobus me femra nëse ndalin Interin

Më: 7 janar 2023 Në ora: 14:15
I pret një autobus me femra nëse ndalin Interin

“Vendosa të shtoj një bonus, kështu që u thashë djemve se do të luajnë me Milanin, Juventusin, etj. dhe nëse mundin një nga këto skuadra të mëdha, do t’u sjell në dhomat e zhveshjes një autobus me prost***ta”, u shpreh presidenti Silvio Berluskoni pak javë më parë, në një motivim të pazakontë për lojtarët e Monzës.

Sot Monza e tij luan ndaj Interit të parën ndeshje ndaj një rivali direkt që nga këto fjalë dhe trajneri Rafaele Paladino ka kërkuar nga të tijtë shpirtin që treguan në shtator në atë fitore ndaj Juventusit.

“Kemi pasur pak kohë për të përgatitur ndeshjen me Interin, por ky nuk është justifikim.

E dimë çfarë skuadre kemi përballë dhe sa e vështirë është t’u gjesh pika të dobëta, por në skuadër dua 26 kafshë, një stadium plot dhe shpresoj edhe një rezultat të njëjtë si ai me Juventusin”, ka thënë ndër të tjera Paladino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat