E konfirmojnë mediat italiane, Partizani refuzon milionat

Futboll

E konfirmojnë mediat italiane, Partizani refuzon milionat

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:19
Xhuliano Skuka

E konfirmojnë mediat italiane, Partizani refuzon milionat nga Seria A për Skukën!

Xhuliano Skuka padyshim që është njeriu i momentit te Partizani, me sulmuesin e kuq që kërkohet nga mediat italiane.

Siç raporton së fundmi “TuttomercatoWEB”, Hellas Verona i ka ofruar klubit kryeqytetas plot 500 mijë euro të cilat siç duken janë refuzuar nga drejtuesit.

Sipas medias së njohur italiane, ideja e Partizanit është që ta shesë 24-vjeçarin në verë, ose në janar vetëm për 1 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat