“Var këpucët në gozhdë”

Futboll

“Var këpucët në gozhdë”

Më: 5 janar 2023 Në ora: 19:18
“Var këpucët në gozhdë”

Christian Fuchs, lojtari i cili në sezonin 2015-2016 u shpall kampion me Leicester në Premier League, është tërhequr nga futbolli teksa në moshën 36-vjeçari vendosi të “var këpucët në gozhdë”. Ish-mbrojtësi që në karrierën e tij është aktivizuar Bochum, Mainz e Schalke 04 në Gjermani, së fundmi bënte pjesë e radhëve të Charlotte në Amerikë.

Mirëpo, ashtu siç shprehet edhe vetë austriaku, për të kishte ardhur momenti për t’u tërhequr dhe për të shijuar momentet pranë familjes.

“Ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Jo vetëm që kemi festuar shumë suksese gjatë këyre viteve, por edhe kemi pasur fatin të mësojmë nga shumë njerëz të jashtëzakonshëm.

Jam shumë i lumtur për mbështetjen që më kanë dhuruar gjatë gjithë karrierës klubet ku jam aktivizuar, shokët e skuadrës dhe tifozët. Tani do t’i kujtoj të gjitha ditët e bukura dhe do t’i mbaj pjesë të jetës sime”, u shpreh Fuchs.

Në të gjithë karrierën e tij profesionale, Fuchs numëron 577 prezenca duke shënuar 37 gola dhe 87 asiste ndërsa 36-vjeçari regjistron edhe 78 paraqitje me kombëtaren e Austrisë nga të cilat në 37 raste mbajti shiritin e kapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat