Sarri përgatitet për rinisjen e kampionatit të Serie A

Futboll

Sarri përgatitet për rinisjen e kampionatit të Serie A

Më: 4 janar 2023 Në ora: 12:20
Sarri përgatitet për rinisjen e kampionatit të Serie A

Trajneri i Lazio, Mauricio Sarri, përgatitet për rinisjen e kampionatit të Serie A, që sipas tij do të jetë i vështirë pas një pushimi kaq të gjatë, shkaktuar prej botërorit “Katar 2022”.

Skuadra e tij do të luajë sot ndaj Lecce në fushën e tij, por për Sarri ku rikthim i kampionatit pas këtij pushimi ngjan me vitin 2020, kur kampionati u ndal prej pandemisë.

“Në memorien time nuk kishte ndodhur kurrë më parë që të kishim një ndalesë kaq të gjatë të kampionatit në mes të sezonit. Vetëm kur gjithë bota u ndal prej pandemisë patëm një ndalesë kaq të gjatë, kur ishim në lockdown. Ndaj, është një situatë e çuditshme për të gjithë”, tha Sarri.

“Më kujtohet që edhe atëherë ishim të gjithë të paqartë kur rinisi kampionati, ndaj edhe tani mënyra se si do të reagojnë skuadrat është e paparashikueshme.

Edhe në kampionatet e tjera, që kanë rinisur, kemi parë rezultate të çuditshme. Kjo do ta bëjë këtë rikthim të kampionatit të vështirë për ne”, tha Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat