Shtypi, nga SHBA në Arabi i gjithë globi kujton Pelé

Futboll

Shtypi, nga SHBA në Arabi i gjithë globi kujton Pelé

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 14:28
Shtypi, nga SHBA në Arabi i gjithë globi kujton Pelé

Të përditshmet nga të katër anët e Botës janë hapur sot me kujtimin e legjendës të futbollit, Pelé.

Shuarja në moshën 82-vjeçare është komentuar thuajse ngë të gjithë mediat më prestigjoze të globit.

The Times i kushton një pjesë të madhe të faqes së saj të parë Pelé. Dhe brenda një speciale 12 faqesh.

Ai ishte një mbret: francezët e Equipe ia kushtojnë të gjithë faqen e parë kujtimit të Pelés: imazhi i buzëqeshur me fanellën e Brazilit.

Zgjedhje ndryshe për As: në pamje të parë është imazhi i këmbëve të Pelé. Fotografi e bërë nga Annie Leibovitz.

Edhe spanjollët e tjerë të Marca bëjnë një zgjedhje alternative: shkrimi gjigant i Pelés në faqen e parë: katër shkronja nuk kanë qenë kurrë kaq të mëdha.

Për francezët e Liberation, faqja e parë i kushtohet tërësisht legjendës braziliane. Edhe Guardian është gjithçka për Pelé: një lojtar që i ka dhënë botës talentin e tij.

Hapja e gazetës ekonomike është për kampionin brazilian.

E përditshmja spanjolle nxjerr në plan të parë “O Rey”.

“Legjenda më e madhe në histori” për Mundo Deportivo. Brazilianët e O Globo-s i kushtojnë 4 faqe të para “O Rey”-t.

Arab News, gazetë e përditshme e Arabisë Saudite në anglisht, gjithashtu ia kushton të parën Pelé.

Edhe Le Parisien vendos një foto gjigande të Pelé në faqen e saj të parë. Portugezët e Diario de Noticias përshëndesin kështu Pelé.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat