Zanetti: Kam realizuar ëndrrën duke u bërë kapiten i Interit

Futboll

Zanetti: Kam realizuar ëndrrën duke u bërë kapiten i Interit

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 18:53
Zanetti: Kam realizuar ëndrrën duke u bërë kapiten i Interit

Havier Zaneti është lindur dhe rritur në Argjentinë, por ndërsa ka luajtur thuajse 20 vite me Interin, ndihet tashmë gjysmëitalian, për më tepër që edhe pas mbylljes së karrierës si lojtar, ka vazhduar të jetojë dhe të punojë në Milano, tashmë në rolin e zëvendëspresidentit të zikaltërve.

I ftuar në “Rai Uno”, ish-kapiteni legjendar i Interit ka treguar se mbajtja e shiritit ka qenë ëndrra e tij dhe falë Milanos dhe kryesisë zikaltër është tashmë e gjitha realitet, arsyeja për të cilën do t’i jetë gjithmonë mirënjohës qytetit dhe Italisë.

“Milano është mikpritëse dhe bujare. Ka një bukuri të fshehur dhe një solidaritet të veçantë, të cilën e kam ndier që në hapat e parë që kam hedhur këtu.

Mbërrita shumë i ri nga Argjentina dhe falë edhe rehatisë dhe mikpritjes së këtyre njerëzve, kam arritur të kem një karrierë fantastike dhe të ndihem në shtëpi.

Këtu kam arritur të realizoj ëndrrën time, atë të të qenit kapiten i Interit dhe tani dua të bëj çdo gjë për t’i kthyer klubit dhe njerëzve të gjithë atë që më kanë dhënë”, është shprehur “Pupi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat