Inzaghi beson: Interi mund të fitojë titullin

Futboll

Inzaghi beson: Interi mund të fitojë titullin

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:32
Inzaghi

Interi do kërkojë të fitojë titullin kampion këtë sezon, me rivalitetin që është i madh.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi ka dhënë një intervistë për Italia 1 për programin “Mbretërit e Futbollit”, ku ka  folur pikërisht për çështjen e Skudetos.

“Besoj në rikthimin te titulli.

Kemi bërë një pushim të gjatë, gjë që është e re për të gjithë ne.

Deri më tani, Napoli ka bërë diçka të jashtëzakonshme por janë përforcuar edhe me gabimet e të tjerëve duek filluar nga Interi.

Vitin e kaluar ishim më afër në renditje, ne ishim tre pikë përpara ndërsa tani hendeku është zgjeruar nga Napoli.

Ata kanë bërë dicka që askush nuk e ka bërë në Europë dhe ne i përgëzojmë për këtë.

E dimë që nuk mjafton ajo që kemi bërë deri tani por ne duhet të vazhdojmë të punojmë”- tha Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat