Foto e rrallë nga spitali, kështu duket Pele

Futboll

Foto e rrallë nga spitali, kështu duket Pele

Nga: K. G. Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 13:39
Foto e rrallë nga spitali, kështu duket Pele

Bota e sportit është e shqetësuar për legjendën e futbollit, Pele, tre herë kampion i botës me Brazilin.

Legjenda e futbollit brazilian ndodhet në spitalin e Sao Paolos. E gjithë familja e tij është me të.

Është publikuar edhe një foto, ku shihet Pele në shtratit e spitalit. Pelé është me shëndet shumë keq.

Familja e Peles i kaloi Krishtlindjet në spital me yllin e futbollit që iu ka përkeqësuar shumë gjendja shëndetësore. Vajza e tij Kely Cristina Nascimento, ka shkruar:"Gëzuar Krishtlindjet”.

Edhe djali i Peles, Edinho, vizitoi babanë e tij në klinikë, duke shkruar: “Forca ime është e juaja”.

Pele, konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Megjithatë, vitet e fundit, kampioni botëror i viteve 1958, 1962 dhe 1970, ka kohë që ballafaqohet me probleme shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat