Zgjodhi Shqipërinë, si po e “zhduk” klubi turk talentin

Futboll

Zgjodhi Shqipërinë, si po e “zhduk” klubi turk talentin

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:31
Zgjodhi Shqipërinë, si po e “zhduk” klubi turk talentin

Në grumbullimin e fundit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi kishte në listën e tij edhe talentin e lindur në Turqi, por me origjinë të largët shqiptare.

Ai u pajis me pasaportën shqiptare dhe ishte në miqësoren e muajit nëntor ku luajti për disa minuta.

Por, talenti që pak kohë më parë ishte pjesë e Fenerbahçes dhe debutoi edhe në Superligën turke në një moshë tepër të vogël, kaloi tek Adana Demirspori dhe pas zgjedhjes që të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, i duhet që të përballet edhe me një situatë të vështirë.

Kujtojmë që anësori me tipare sulmuese kishte shumë presion edhe nga Turqia, e cila e kërkonte, por djaloshi ishte i vendosur që të luante për Shqipërinë.

Që prej gushtit ai ka qëndruar dy herë në stol me ekipin e parë të drejtuar nga Vinçenzo Montela dhe minutat e vetme që ka marrë janë një pjesë lojë në Kupë në muajin tetor. Ndërkohë me kalimin tek ekipi U-19 i Adanës ai ka luajtur vetëm 5 ndeshje dhe ka munguar në gjashtë të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat