Kryeson Brazili, Shqipëria fiton një pozicion

Futboll

Kryeson Brazili, Shqipëria fiton një pozicion

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 12:09
Kryeson Brazili, Shqipëria fiton një pozicion

FIFA ka zbuluar zyrtarisht renditjen e saj së fundit dhe kryesimin e mban Brazili, edhe pas eliminimit nga Botërori i Katarit që në çerekfinale.

Argjentina kampione bote qëndron në vendin e dytë, ndërsa Franca finaliste në vendin e tretë. Më pas në renditje vijnë Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Shqipëria ka fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 66-ë, ndërsa Kosova në vendin e 107-ë.

Sa i përket rivalëve që Shqipëria do të ndeshet në grupet e kualifikueseve të EURO 2024, vendin më të lartë e mban Polonia, e cila pozicionohet e 22-ta. Republika Çeke ndodhet në vendin e 38-2, Ishujt Faroe në vendin e 123, ndërsa Moldavia në vendin e 174.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat