Wenger: Përfaqësuesja e Hansi Flik favorite e “Euro 2024”

Futboll

Wenger: Përfaqësuesja e Hansi Flik favorite e “Euro 2024”

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 19:17
Wenger

Paraqitja e dobët e kombëtares gjermane në aventurën “Katar 2022” nuk ka ndikuar aspak në perceptimin e drejtorit të FIFAs dhe ish-teknikut të Arsenalit, Arsen Venger, madje duke pohuar se ata janë pretendentët e turneut të ardhshëm:

FAVORITI-“Rrugëtimi në turneun e fundit sigurish i ka ulur hundën gjermanëve në nivel botëror dhe kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar.

Gjithmonë zhgënjimet lënë pasoja negative te grupi, por janë njëkohësisht shtysa kryesore drejt rikthimit të fuqishëm. Ata njihen gjerësisht mbi karakterin e fortë dhe luftimin deri në minutat e fundit. Organizimi i eventit të rëndësishëm futbollistik do të jetë shtysa më e madhe për të besuar se janë favoritë.

Çështja e krenarisë është gjithmonë prezente në elitat e futbollit dhe ‘Pancerat’ bëjnë pjesë në këtë grupim. Triumfi në “Euro 2024″ do të sillte qetësinë e nevojshme mes tifozërisë dhe ekipit. Botërori i fundit nuk na dhuroi vetëm efekte negative, nëse i referohemi goditjeve në kuadrat ata ishin të shkëlqyer, ndonëse finalizimi i rasteve mbeti pikë diskutimi. Kam bindjen se Fliku do ta përgatisë ekipin deri në detaje në mbërritjen e objektivit, triumfin përballë tifozërisë së vet”, tha Venger.

PYKA-” I vetmi problem në lidhje me organikën aktuale në radhët e kampionëve të 4-fishtë të Botërorëve është prezenca e pykës së mirëfilltë. Bundesliga në sezonin aktual ka dëshmuar se ka, por jo gjermanë, rasti i Erik Maksim Çupo-Moting, Patrik Shik apo Markus Turam. Alternimi do të rezultonte opsioni më i mirë, gjithmonë nëse do të realizohej me sukses”, pohoi Wenger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat