Gati firma me Al Nassr për 200 milionë euro në vit

Futboll

Gati firma me Al Nassr për 200 milionë euro në vit

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 19:39
Gati firma me Al Nassr për 200 milionë euro në vit

Mediat spanjolle janë të bindura se stacioni i radhës i Ronaldo-s do të jetë Arabia Saudite.

Konkretisht është projekti i klubit të Al Nassr, ai që ka bindur 37-vjeçarin.

Sipas “Marca”-s, Ronaldo, i cili aktualisht ndodhet me pushime në Dubai, do të bëhet një nga lojtarët më të paguar të planetit pasi për ç’do sezon që do të qëndrojë në Arabi do të paguhet me diçka më shumë se 200 milionë euro në vit.

Siç dihet klubi saudit ka tentuar që të afrojë Ronaldo-n edhe më parë, por portugezi kishte refuzuar pasi shpresonte që të gjente një ekip tjetër në Europë. Duke parë ofertat e paketa 37-vjeçari thuhet se ka vendosur që të pranojë shumën marramendëse të Al Nassr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat