Southgate vendos “vetë”

Futboll

Southgate vendos “vetë”

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 12:03
Southgate

Southgate vendos “vetë”!

Pas humbjes ndaj Francës, në çerek-finalen e Kupës së Botës, tekniku i “tre luanëve”,  Gareth Southgate ka vendosur të mbetet me kombëtaren e Anglisë me vendimin e konfirmuar nga mediat prestigjioze angeleze.

Southgate synon t’ia komunikojë vendimin e tij Federatës angleze përpara Krishtlindjeve dhe lëvizja është një kthesë për 52-vjeçarin, i cili u ankua për “shumë negativitet” në lidhje me pozicionin, por duket se një shfaqje pozitive në Katar ka ndryshuar mendje.

Ish-lojtari e ka çuar Anglinë në një gjysmëfinale të Kupës së Botës, në finalen e Euro 2022, në çerekfinalen e Kupës së Botës 2022 dhe do të jetë në bord për të mbikëqyrur fushatën e “ishulorëve”, përpara Euro 2024 me procesin kualifikues të vendosur të startojë në mars 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat