Premtimi i çmendur i grave të futbollistëve

Futboll

Premtimi i çmendur i grave të futbollistëve

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 19:35
Premtimi i çmendur i grave të futbollistëve

Partneret e futbollistëve të Argjentinës kanë bërë një marrëveshje teksa të gjitha janë gati të bëjnë një tatuazh nëse “abiçeleste” fiton Kupën e Botës.

Para gjysmëfinales kundër Kroacisë, gratë dhe të dashurat e lojtarëve argjentinas u takuan në një restorant të njohur në Doha dhe sipas “El Mundo Deportivo” gjithçka u vendos atë natë.

Ajo që e ka zbuluar marrëveshjen ka qenë partnerja e Lisandro Martinez, Muri Lopez.

“Në darkë folëm që nëse gjithçka shkon mirë, të gjithë do të bëjmë një tatuazh për të kujtuar këtë moment historik.

Nuk kemi vendosur për temën e tatuazhit, filloi një debat sepse disa donin ‘atë gjë’ (kupën, e cila nuk përmendet për bestytni), të tjerë datën, të tjerë një mbishkrim në arabisht. Kishte ide të ndryshme”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat