Southgate: Vazhdo projektin, luaj Europianin

Futboll

Southgate: Vazhdo projektin, luaj Europianin

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 11:48
Southgate

Pas eliminimit në çerekfinale ndaj Francës, trajneri i Anglisë Gareth Southgate kërkoi kohë për të marrë një vendim nëse do të vijojë në krye të “Tre Luanëve” edhe për turneun e radhës që është Europiani i vitit 2024. Së fundmi, një këshillë për 52-vjeçarin vjen nga një ish-trajner i kombëtares angleze. Fjala është për Sven-Goran Erikson i cili shprehet se nëse Southgate e ndjen se i ka lojtarët me vete atëherë duhet të vijojë detyrën.

“Kjo skuadër është vërtet e fortë dhe ka një balancë të shkëlqyer mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë. Megjithatë, unë i kuptoj edhe ata që kërkojnë të shohin një trajner të ri në krye të kombëtares sepse çerekfinalja nuk është një rezultat i mirë për tifozët dhe Federatën.

Por, unë do të preferoja të mbaja në detyrë Southgate, të paktën edhe për dy vitet e ardhshme. Gareth do ta marrë vetë vendimin, e rëndësishme është që trajneri të kuptojë nëse i ka me vete apo jo lojtarët sepse përndryshe është një situatë e vështirë.

Anglia kërkon gjithnjë një trajner vendas në krye, është pjesë e traditës së tyre. Ne trajnerët e huaj që kemi qenë në krye të Anglisë jemi kritikuar shumë vetëm sepse nuk kemi qenë anglezë”, u shpreh Sven-Goran Erikson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat