Mbappe ka fituar gjithmonë përballë Messit

Futboll

Mbappe ka fituar gjithmonë përballë Messit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:52
Mbappe ka fituar gjithmonë përballë Messit

Argjentinë-Francë është finalja e Katar 2022, me të dyja kombëtaret që janë në kërkim të titullit të tretë. Në të dyja organikat, si në atë të Lionel Scalonit, ashtu edhe në atë të Didier Deschamps, yjet nuk mungojnë, por sigurisht ata që shkëlqejnë më shumë dhe marrin vëmendjen më të madhe janë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe

Në të kaluarën ata janë përballur vetëm dy herë mes tyre. Duele që janë fituar nga Mbappe, teksa e para është pikërisht një sfidë Botërori. Para katër viteve në Rusi, luhej Francë-Argjentinë, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8-tave.

“Gjelat” triumfuan me rezultatin 4-3, me Mbappe shënoi dy gola dhe fitoi një 11-metërsh duke fituar duelin e tij në distancë me Messin.

Ndërkaq, ballafaqimi i dytë ishte në Champions League-n e sezonit 2020-2021, kur PSG e Mbappe eliminoi Barcelonën e Messit. Në dy takimet mes francezëve dhe spanjollëve, sulmuesi 23-vjeçar shënoi katër gola duke lënë në hije Messin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat