Gërxhaliu, arbitër i vitit në Vastergötland

Futboll

Gërxhaliu, arbitër i vitit në Vastergötland

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 13:41
Gërxhaliu

Vildan Gërxhaliu është shpallur arbitër i vitit në ndarjen e drejtësisë në fushën e futbollit suedez.

Ai ka ambicje të shkojë më tutje në karrierë prej arbitri në një nivel më të lartë.

I pyetur për vlerësimin e arbitrit të vitit, Vildan Gërxhaliu u shpreh se  “ndjehem  i gëzuar tej mase kur shoh se kam kaluar një sezon kaq të mirë”.

Vildan Gërxhaliu ka nisur punën e arbitrit në vitin 2015. Ai më parë ka qenë futbollist.

I pyetur se në cilën ndeshje ka qenë më sfiduese në këtë vit, Vildan Gërxhaliu tha se “vështirë është të veçosh një lojë, por në retrospektivë, kur shikova ndeshjet, ndoshta duhej të ishte Olympic-Gais, një ndeshje që përmbante më shumë ritëm dinamikë”.

Suksesi i Vildanit tashmë vlerësohet edhe nga shoqata e referëve, e cila e shpalli gjyqtarin e vitit në Västergötland.

Kjo nuk është hera e parë që ai vlerësohet nga shoqata pasi në vitin 2019, ai ishte zgjedhur arbitri më i ri i vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat