Potter i shqetësuar

Futboll

Potter i shqetësuar

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 18:59
Potter i shqetësuar

Graham Potter ka frikë se Armando Broja do të përballet me një periudhë të gjatë jashtë fushës.

Sulmuesi shqiptar u largua nga fusha me barelë pasi pësoi një lëndim në gju vetëm pas shtatëmbëdhjetë minutash lojë në miqësoren e messezonit të dielën kundër Aston Villas. Broja ngeli i lënduar pas një përplasje me mbrojtësin, Ezri Konsa. 

"Nuk duket pozitive për momentin, por është shumë herët për të thënë", ka thënë Potter.

Broja gjeti më shumë minuta aktivizimi me Potter në krye të Chelseas në krahasim me trajnerin paraprak, Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat