Një çift tifozësh në Botëror bëhen të famshëm në të gjithë botën

Futboll

Një çift tifozësh në Botëror bëhen të famshëm në të gjithë botën

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:38
Një çift tifozësh në Botëror bëhen të famshëm në të gjithë botën

Kupa e Botës në Katar tani po i afrohet fundit: kanë mbetur vetëm katër ndeshje deri në fund të turneut, përkatësisht dy gjysmëfinalet Argjentinë-Kroaci dhe Francë-Marok, finalja e madhe dhe finalja për vendin e tretë.

Pas një faze të 1/8-ave që ka dhuruar shumë surpriza, çerekfinalet i shpaguan pritshmëritë me ndeshje drithëruese, duke shtruar rrugën për një sfidë të mundshme të kampionëve mes Messi-t dhe Mbappe-s, por edhe duke treguar historinë e Marokut dhe qëndrueshmërinë e Modric dhe shokëve të tij.

Dhe më pas ishte shfaqja në tribuna, e cila filloi me mosbesim për tifozët ‘fake’ të punësuar nga vendi organizator dhe mes polemikave për ndalimin e shfaqjes së simboleve të ylberit brenda stadiumeve, dhe më pas u lëshua gradualisht.

Mes japonezëve, shembull qytetërimi për gjestin e tyre të pastrimit të tribunave pas ndeshjes dhe tifozes së papërmbajtshme kroate Ivana Knoll që sfidoi censurën e Katarit, nuk munguan skenat e festave të të gjitha llojeve në stadiume, por edhe situata të çuditshme.

Njëra prej tyre në orët e fundit ka arritur një shkallë viraliteti sa për t’i dhënë famë botërore dy protagonistëve të historisë, duke qenë se videoja që shaq çiftin në fjalë – e cila më pas u përhap në rrjete të tjera sociale – ka shkuar në mbi 10 milionë shikime.

Ndeshja mes Brazilit dhe Kroacisë po luhej të premten dhe në një moment kamera u zhvendos nga fusha drejt tribunës, duke inkuadruar një djalë dhe partneren e tij.

Në atë moment imazhet treguan burrin – një tifoz i Seleçaos, siç mund të merret me mend nga fanella që kishte veshur – duke e mbajtur telefonin para gruas së ulur pranë tij, në mënyrë që ajo të mund të përdorte kamerën për të bërë makiazh.

Megjithatë, pak sekonda pas videos, vëmendja e djalit u tërhoq nga dikush jashtë ekranit dhe në atë moment ai u pa duke buzëqeshur dhe duke i shkelur syrin atij dikujt..

Dyshimi se mund të bëhej fjalë për një femër duhet të ketë lindur – për arsye absolutisht misterioze pasi ajo nuk mund ta kishte parë – edhe te gruaja aty pranë, e cila pothuajse menjëherë ngriti sytë, duke ndërprerë operacionin e grimit për ta djegur me një shikim, ndërsa burri dukej i habitur.

Po aq të befasuar kanë qenë ata që kanë postuar të parët videon, të cilët në mbështetje kanë shkruar: “Gjëja më e mirë që kam parë deri tani në Kupën e Botës”.

Prej aty nisi një fenomen viral i një fuqie të paprecedentë, me mijëra komente që pyesnin veten se si ishte e mundur që gruaja kishte ‘ndier’ që i dashuri i saj ndoshta flirtonte me dikë tjetër. Deri në shpjegimin përfundimtar të rrjeteve sociale të mbledhura në një seancë planetare: “Ajo ka superfuqi”. Kjo është edhe Kupa e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat