FIFA hap hetim ndaj Messit

Futboll

FIFA hap hetim ndaj Messit

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 16:57
FIFA hap hetim ndaj Messit

Lionel Messi mund të humbasë gjysmëfinalen e Kupës së Botës të martën në orën 20:00 kundër Kroacisë për shkak të sjelljeve aspak etike ndaj anëtarëve të stafit të Holandës.

FIFA ka hapur një hetim ndaj kapitenit të Argjentinës dhe mesfushorit Paredes pasi në fund të ndeshjes janë regjistruar disa episode që syri i kamerave dhe publikut nuk i ka kapur.

Komisioni  Disiplinor ka analizuar me detaje të gjitha episodet që lidhen me sherrin masiv të nisur nga lojtari i Juventusit por edhe përballjen e sulmuesit me Van Gaal.

Sipas informacioneve, po hetohet nëse ata kanë shkelur normat e artikullit 12 dhe 16. Një ndeshje shumë e vështirë për arbitrin Mateu Lahoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat