Përgjimet zbulojnë

Futboll

Përgjimet zbulojnë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:48
Përgjimet zbulojnë

Përgjimet telefonike që iu janë bërë drejtuesve të Juventusit gjatë hetimit të “Prisma” për llogaritë e klubit bardhezi kanë gjetur gjithashtu një tjetër implikim kurioz. Në retrospektivë, falë telefonatave të përgjuara mes drejtorit sportiv Cherubini dhe Andrea Agnelli, por edhe mesazheve të vitit 2019 me Fabio Paratici, dolën në pah disa prej negociatave të studiuara nga “Zonja e Vjetër” në merkato.

Bëhet fjalë për shkëmbime lojtarësh, por edhe të rinjtë për t’u ndjekur si Haaland, në atë kohë te Salzburg. Informacione kanë rrjedhur edhe për lojtarët me kontrata në prag skadimi për t’u mbajtur në sy, duke konfirmuar interesin e vërtetë të “Zonjës së Vjetër” për Gigio Donnarumma në kohën e Milanit.

Shumë pak nga këto operacione do të materializoheshin më pas, por duke analizuar përgjimet mund të merrni një ide të strategjisë së Juventusit në merkato, gjatë periudhës 3-vjeçare në fjalë.

I pari është pikërisht ai i Donnarumma, emri i të cilit figuron në një mesazh mes Fabio Paratici, Federico Cherubini dhe Claudio Chiellini, në atë kohë trajneri i Juventusit: “Milik dhe Donnarumma do të ndiqen për vitin 2021, sepse iu skadon kontrata”. Nëse portieri më pas përfundoi nga Milani te PSG, sulmuesi polak mbërriti në verën e vitit 2022 nga Marseille.

Nëse Haaland nga Salzburgu, Malen nga PSV, Zaniolo, Tonali, Kumbulla dhe Kulusevski përmenden mes lojtarëve të rinj për t’u ndjekur, ky i fundit është i vetmi i marrë nga Juventusi. Ka operacione të tjera tregu që kanë dështuar rrugës.

Një shkëmbim me Tottenham do të kishte çuar De Sciglio në Londër dhe Rose në Torino, me një vlerë prej 20 milionë eurosh për të dy lojtarët. Nga ana tjetër, shkëmbimi Emre Can-Leandro Paredes duhet të ishte bërë me PSG-në, të dy me vlerë 60 milionë euro. Argjentinasi më pas mbërriti këtë vit në oborrin e Allegrit.

Ndër punët e tjera të papërfunduara është një negociatë që nuk ngjiti kurrë për ta dërguar Bernardeschi te Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat