Holanda në çerekfinale, amerikanët nuk e merituan eliminimin

Futboll

Holanda në çerekfinale, amerikanët nuk e merituan eliminimin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 dhjetor 2022 Në ora: 15:31 Përditësuar në ora: 17:53 më 03.12.2022
Holanda

Amerikanët të pafat

Kombëtarja e Holandës është çerekfinalisti i parë në Kampionatin Botëror.

Futbollistët amerikanë me lojën që treguan, nuk e merituan eliminimin, por fati ishte në anën e “Tulipanëve”.

Ndeshje e fortë deri në minutën e fundit, me raste shënimi nga të dy kombëtaret.

Në minutën e 10-të, Holanda në epërsi, futbollisti Memphis Depay nga 14 metra shënon gol të bukur në këndin e djathtë të amerikanëve.

Fat për Holandën në minutën e 43-të, Timothy Weah godet fortë nga 20 metra por portieri Noppert mezi ka shpëtuar portën e tij. 

Në minutën e 45+1, Daley Blind nga rreth 11-12 metra realizon për 2:0.

Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, topi nga goditja e këndit bie në këmbët e Tim Ream (SHBA) dhe ai gjuan drejt shtyllës së majtë por largohet nga vija fatale nga një mbrojtës holandez.

Në minutën e 75-të, Haji Wright gati shënoi për nga vija fatale e heqin topin "Tulipanët".

Amerikanët shënojnë në minutën e 76-tl, Haji Wright ka realizuar gol të bukur për 2:1.

Në minutën e 81-të, Denzel Dumfries i harruar, ka realizuar për 3:1.

Amerikanët treguan lojë të madhe por fati sportiv ishte në anën e Holandës.

Holanda - SHBA 3:1

Shënues: Depay (10'), Blind (45+1') , Dumfries 81')- Wright  (76').

Kartona të verdhë: Koopmeiners, de Jong.
Holanda: Noppert, Timber, Van Dijk, Ake (de Ligt 90+3’), Dumfries, De Roon (Bergwijn 46'), De Jong, Blind, Klassen (Koopmeiners 46'), Gakpo (Weghorst 90+3’), Depay (Simons 82').
SHBA: Turner, Dest (Yedlin 75'), Zimmerman, Ream, Robinson (Morris 90+2'), Adams, McKennie (Wright 67'), Musah, Pulisic, Ferreira (Reyna 46'), Weah (Aaronson 67').

Holanda në çerekfinale

(E plotësuar) - 90' Fundi i ndeshjes.

86' Holanda drejt kualifikimit.

81' Denzel Dumfries i harruar, ka realizuar për 3:1.

Holanda - SHBA 3:1

Shënues: Depay (10'), Blind (45+1') , Dumfries 81')- Wright  (76').

Kartona të verdhë: Koopmeiners, de Jong.

Holanda: Noppert, Timber, Van Dijk, Ake, Dumfries, De Roon (Bergwijn 46'), De Jong, Blind, Klassen (Koopmeiners 46'), Gakpo, Depay *Simons 82').

SHBA: Turner, Dest (Yedlin 75'), Zimmerman, Ream, Robinson (Morris 90+2'), Adams, McKennie (Wright 67'), Musah, Pulisic, Ferreira (Reyna 46'), Weah (Aaronson 67').

76' Amerikanët shënojnë, gjithçka e hapur. Haji Wright  realizon për të ngushtuar rezultatin në 2:1.

75' Haji Wright gati shënoi për nga vija fatale e hoqin topin "Tulipanët".

69' Holanda po tregon lojë të mirë sikur edhe amerikanët.

64' Lojë e madhe e dy palëve.

60' Holanda dretj kualifikimit.

56' Amerikanët shumë vështirë e kanë.

50'  Fat për Holandën. topi nga goditja e këndit bie në këmbët e Tim Ream (SHBA) dhe ai gjuan drejt shtyllës së majgtë por largohet nga vija fatale nga një mbrojtës..

47' Amerikanët kërkojnë përmbysjen.

Përfundon pjesa e parë.

45' Daley Blind nga rreth 11-12 metra realizon për 2:0.

43' Fat për Holandën, Timothy Weah godet fortë nga 20 metra por portieri Noppert mezi ka shpëtuar portën e tij. 

41' Lojë e mirë nga të dyja palët.

36' Lojë e baraspeshuar.

33 Amerikant synojnë barazimin.

27' Holanda synon golin e radhës.

24' Amerikanët luajnë mjaft mirë.

20' HOlanda është në epërsi.

13' Amerikanët janë në presion.

10' Holanda në epërsi, futbollisti Memphis Depay nga 14 metra shënon gol të bukur nl këndin e djathtë të amerikanëve.

7' Amerikanët po tregohen më tër rezikshëm.

3' Amerikanët po tregojnë lojë të mirë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gat.

Holandë – SHBA është sfida e parë

Holandë – SHBA është sfida e parë e fazës së 1/8-ave të “Katar 2022”, e cila nis në orën 16:00.

Tashmë trajnerët respektive, holandezi Van Gaal dhe amerikani Berhalter i kanë zyrtarizuar formacionet titullare si dhe rreshtimin fillestar për këtë përballje.

Memphis Depay, ashtu sikurse në sfidën ndaj Senegali, do të luajë luajë nga minuta e parë krah Gakpos, ndërsa pas dyshes sulmuese do të jetë Klassen.

Na krahu tjetër, amerikanët me rreshtimin 4-3-3, i besojnë tredhëmbëshit Pulisic-Ferreira-Ueah.

Holandë – SHBA, formacionet zyrtare

Pas përfundimit të fazës së grupeve, nuk ka kohë për tu humbur dhe do të luhen ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Botës.

Sfida e parë e 1/8 së finales në ‘Katar 2022’ është ajo mes Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sfidë që starton nga ora 16:00.

Tashmë trajnerët, Louis Van Gaal dhe amerikani Berhalter i kanë zyrtarizuar formacionet titullare si dhe rreshtimin fillestar për këtë përballje.

Memphis Depay, ashtu sikurse në sfidën ndaj Senegali, do të luajë luajë nga minuta e parë krah Gakpos, ndërsa pas dyshes sulmuese do të jetë Klassen.

Ndërkohë amerikanët i kanë qëndruar besnik skemës dhe ‘Captain Amerika’, Christian Pulisic ka lënë mbrapa lëndimin për të qenë titullar në sfidën e rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Holanda:Noppert, Timber, Van Dijk, Ake, Dumfries, De Roon, De Jong, Blind, Klassen, Gakpo, Depay.

SHBA: Turner, Dest, Zimmerman, Ream, Robinson, Adams, McKennie, Musah, Pulisic, Ferreira, Weah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat